Çmimet e Filmit “BAFTA 2025” u zhvilluan të dielën në Royal Festival Hall të Londrës, me aktorin David Tennant që u kthye si mikpritës i ceremonisë prestigjioze.
"Conclave" udhëhoqi me 12 nominime dhe mori katër çmime deri në fund të mbrëmjes, duke përfshirë filmin e shquar britanik dhe filmin më të mirë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Drama "The Brutalist" fitoi katër çmime, duke përfshirë regjinë më të mirë për Brady Corbet dhe aktorin më të mirë kryesor për Adrien Brody.
“Emilia Perez” fitoi filmin më të mirë jo në gjuhën angleze.
Kieran Culkin gjithashtu vazhdoi serinë e tij fituese në kategorinë e aktorit dytësor për "A Real Pain" dhe Mikey Madison fitoi BAFTA për aktoren kryesore për "Anora".
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.