Ekipi shqiptar Bad News Eagles në ndeshjen e radhës do të përballen me ekipin GamerLegion në formatin ‘BO3’.
Ekipi që do ta fitojë këtë ndeshje do ta sigurojë kualifikimin në fazën tjetër ‘Legends Stage', njofton Klankosova.tv.
BNE mbrëmë fitoi ndeshjen e dytë me një rikthim fantastik ndaj ekipit gjerman BIG, me rezultat 16-11.
Ekipi shqiptar është afër që ta shkruajë historinë, njëjtë si në turneun e kaluar në Antwerp.
Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.