Ekipi shqiptar, Bad News Eagles pësojnë humbje në ndeshjen e parë në fazën “Legends Stage”, në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antëerp Major.
Bad News Eagles ka humbur nga ekipi danez, Copenhagen Flames 14-16, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja është zhvilluar në Mapen "Ancient", ku ekipi shqiptar kishte një epërsi të lehtë në fillim, derisa më pas barazuan danezët.
Tutje, përballja mes dy ekipeve ishte pothuajse e barabartë deri në fund. Por që dy raundet e fundit ishin kruciale për fitoren e danezëve.
Bad News Eagles do të garojnë prapë gjatë ditës së sotme.
Derisa edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.