Ekipi shqiptar, Bad News Eagles janë afër kualifikimit në turneun më të madh të botës në CS:GO, ku shpërndahen çmime në vlera deri në një milion euro.
Ndeshja e fundit për ekipin shqiptar në kuadër të kualifikueses për Major do të zhvillohet nesër, kundër ekipit çek Sinners, teksa dy ekipet kanë të njëjtën seri të ndeshjeve me dy fitore dhe dy humbje.
Përballja mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në formatin Bo3, duke filluar nga ora 09:00 nesër.
Ky do të jetë një rast ideal për ekipin shqiptar, për ta bërë ëndrrën e tyre realitet, duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, ku do të mbahet në Awntwerp të Belgjikës. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.