Futbollisti Azem Bejta është transferuar te skuadra e Malishevës.
Është skuadra e sapo inkuadruar në Superligë që ka prezantuar lojtarin në fjalë, përcjell Klan Kosova.
“Konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Kosovës. Bejta është i njohur për forcën, udhëheqjen dhe aftësitë e tij për të lexuar mirë ndeshjen”, thuhet në njoftimin e bërë.
Bejta me skuadrën e re ka nënshkruar për një edicion. Ndërsa, për 18 vite ishte pjesë e Drenicës.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.