Lajmet e fundit

Avokati, Asdren Hoxha ka përmendur disa faktorë nga të cilët, mund të jetë nxitur konflikti mes tre të rinjve në Podujevë, ku njëri nga ta humbi jetën.
Sipas tij, ndër to është dëshira e të rinjve për t’u paraqitur ‘si të fortë’ por njëkohësisht është edhe qasja e prindërve ndaj sanksionimit të fëmijëve të tyre, në raste kur këta të fundit devijojnë, transmeton klankosova.tv.
''Të lidhemi pak te balanci. Shpirti i të riut, sidomos i meshkujve, edhe femrat e reja, i duan meshkujt e fortë. Këto janë vlera që s’mundemi t’i ndryshojmë''.
''Çdo kush ka dëshirë me qenë i fortë. Tash sot, nëse një i ri e dëgjon 2Pac, ai është in. Nëse e dëgjon Filharmoninë e Vjenës, ai është krejt out''.
''Mirëpo, nuk mundemi t’ua parandalojmë dashurinë për 2Pac-un dhe Che Guevara-n, nuk është ajo veç në Kosovë, po në krejt botën, janë figura eminente''.
''Nëse s’mundemi t'i parandalojmë disa gjëra, duhet të nisemi prej atij parimit, që secili duhet me pastruar oborrin e vet''.
''Këtu është thelbi i çështjes, prindërit e atij djalit, ata në vend që me sanksionuar që e ka lëshuar shkollën ata i kanë dhanë veturën, në vend të sanksionimit ata e kanë shpërblyer: Merre veturën, s’ka lidhje që s’ke leje, dil, shëtit, vozit''.
''Nuk është aq i pushtetshëm fëmija sa me iu kundërvu prindërve. Del andej, atje, pastaj kur të bohet: 'Ow çka u bo?!' ''.