Avni Bytyçi, ish-drejtori sportiv i KF Ballkanit ka njoftuar për largimin e tij nga suharekasit.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij, Bytyçi ka shkruar se këtë po e bën për arsyeje personale, përcjell Klan Kosova.
“Të nderuar qytetar, të nderuar tifozë ‘Xhepsa’, e përkrahës të FC Ballkani-t unë më Klubin e zemrës e kam ndërprerë bashkëpunimin, për arsye personale. Gjeta gjuhen e përbashkët për ndërprerjen e bashkëpunimit më presidentin Arsim Kabashi”.
Bytyçi gjithashtu ka mohuar zërat se ka pasur pakënaqësi me Kabashin së fundi.
“Presidenti është një xhentëlmenë i vërtet, e kuptoi shumë drejt dhe saktë, dhe erdhëm në përfundim për të ndërpre këtë bashkëpunim. Thashethemet kinse unë jam zënë me presidentin nuk qëndrojnë as nuk do te ndodh, unë dhe ai jemi miq shumë të mirë, dhe lidhja jone e ngushte do të vazhdoj shumë gjatë”.
Tek skuadra e Ballkanit pozitën e drejtorit sportiv e ka zënë ish-futbollisti Nderim Nexhpi.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.