Aktorja e njohur Kate Winslet, po vjen në skenë tek ''Avatar'' i James Cameron, duke u ribashkuar me regjisorin, dy dekada pasi ata bashkëpunuan për ''Titanic''.
"Kate dhe unë kemi kërkuar diçka për të bërë së bashku për 20 vjet, që nga bashkëpunimi ynë në ''Titanic'', i cili ishte një nga më të mirat e karrierës sime", tha Cameron.
"Unë nuk mund të pres për ta parë atë të sjellë karakterin e Ronal." është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se sekuencat e radhës vinë duke filluar më 18 dhjetor 2020 për ''Avatar 2'' ndërsa ''Avatar 3'' do të shfaqet më 17 dhjetor 2021, pasuar nga një pushim trevjeçar për ''Avatar 4'', i vendosur për 20 dhjetor, 2024.
''Avatar 5'' pastaj do të debutojë më 19 dhjetor 2025, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.