Profesori dhe shkrimtari, Florent Selca, në emisionin “Ora Shtatë”, foli rreth romanit të tij më të ri, “Drithërimat e Dafnit”.
Ai pos romanit “Drithërimat e Dafnit”, foli edhe për librat e tjerë që ka shkruar ndër vite, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është romani im i dytë, të cilin e kam shkruar para rreth një muaji. Më është dashur rreth dy vjet për ta përfunduar krejt romanin. Para këtij romani kam shkruar romanin e parë, që është ‘Trëndafilat e bardhë’. Para se të merrem me romane, kam shkruar monografi, i kam gjithsej tri monografi”, u shpreh Selca.
https://www.youtube.com/watch?v=8qvhvXNZd9A
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.