Lajmet e fundit

Noell Oszvald është vajza 25 vjeçare e cila krijon autoportrete të dallueshme nga të tjerët.
Ju rrallë mund të shihni emocionet e dikujt në figurën bardh e zi, por këtë e ka arritur artistja Oszvald, transmeton Klan Kosova.
Gjërat kryesore në të cilat është përqendruar ajo janë përbërja, forma dhe përmbajtja fizike e asaj që realizon.
"Unë kurrë nuk informoj shikuesin për atë se çfarë duhet të shohim në fotografitë e mia. Kjo është arsyeja pse unë nuk shkruaj ndonjë përshkrim apo shpjegim për to”.
“Puna ime të flasë dhe të gjithë janë të lirë për të parë atë që ata duan, diçka të tyren”.
“Është gjithmonë interesante për të lexuar se çfarë mendime kanë njerëzit tjerë nga puna ime, si do të shkoj ajo deri në mendjet e tyre”.




