Lajmet e fundit

"Aktakuza 72 faqeshe ka nxjerrë në dritë disa detaje të pazbuluara deri më tani pikërisht për rastin e barrikadave që janë ngritur në veriun e Kosovës në 16 vende konkretisht në fund të vitit 2022." "Përfundimisht në një dokument të organeve të Prokurorisë Speciale, krejt vendosja e barrikadave në veri... është udhëhequr nga Milan Radojçiqi, i shumëkërkuari nga organet e drejtësisë në Kosovë. Derisa vendimi për t'i larguar ato barrikada është dhënë pikërisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq".Në dosje përmendet gjithashtu një takim në Rashkë të Serbisë, më 22 dhjetor 2022, ku sipas pretendimeve kanë marrë pjesë zyrtarë serbë dhe Radoiçiq dhe është vendosur që barrikadat të largohen brenda 48 orëve.
"Në dokument shkruhet po ashtu që është mbajtur një takim më datën 22 dhjetor 2022 në Rashk të Serbisë, përveç Aleksandër Vuqiç prezent ka qenë edhe Radojçiqi, dhe aty Vuçiq ka dhënë vendimin që për 48 orë të largohen të gjitha barrikadat" "Siç shkruhet edhe në dosjen e prokurorisë, barikada kanë qenë të mbushur me eksploziv. Pjesëtarë të maskuar që i kanë mbrojtur barrikadat... kanë qenë edhe të armatosur deri në dhëmb, me llogore pra përreth barrikadave", tha Tërshani.