Një burrë australian është akuzuar për vrasje pasi trupi i një vajze 17-vjeçare u gjet në një valixhe në Tajlandë, raportojnë mediat lokale dhe australiane.
Policia në qytetin bregdetar të Pattayas tha se kishte gjetur adoleshenten “të futur me forcë” në çantë, e cila ishte hedhur pranë një linje hekurudhore në orët e para të së shtunës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Policia tajlandeze tha se ka arrestuar Simon Peter Carman në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkokut në lidhje me vdekjen, ndërsa ai dyshohet se po “përgatitej të largohej nga vendi”.
Ai i mohon akuzat, sipas raportimeve. Në një mesazh drejtuar familjes së viktimës pas arrestimit, Carman tha: “Ndihem keq për atë që ndodhi me vajzën tuaj. Ishte jashtë kontrollit tim”.
Policia e qytetit Pattaya tha se 17-vjeçarja, e identifikuar në mediat lokale si Tunchanok Donhomla, ishte raportuar e zhdukur në orën 17:00 me orën lokale të së premtes.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, forca policore tha se kishte shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat dyshohet se tregonin Carman duke hyrë në një apartament me të, dhe më pas duke dalë vetëm “duke mbajtur një valixhe të madhe”.
Sipas tyre, ai e ngarkoi çantën në një motoçikletë dhe u drejtua drejt një linje hekurudhore.
Oficerët e pyetën dhe e arrestuan Carman në aeroportin e kryeqytetit tajlandez, rreth 150 km larg Pattayas, në orën 01:15 të së shtunës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.