Ministria e Punëve të Brendshme të Australisë ka hedhur poshtë çdo spekulim që Novak Gjokoviç po mbahet "rob" në një hotel në Melburn, duke deklaruar se tenisti është i lirë të largohet nga vendi sa herë që ai dëshiron.
Gjokoviç po mbahet në një hotel imigracioni deri të hënën, kur ai do të kundërshtojë në gjykatë vendimin e qeverisë federale të enjten për anulimin e vizës së tij.
Ministrja e punëve të brendshme, Karen Andrews, tha të premten se lojtarët dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, të cilët tashmë ishin lejuar në vend me një përjashtim të ngjashëm të vaksinës me Gjokoviçin, janë duke u hetuar nga zyrtarët e forcave kufitare.
Ajo hodhi poshtë akuzat nga familja e Gjokoviqit se qeveria australiane "po e mbante atë në robëri", shkruan theguardian, transmeton Klankosova.tv.
“Gjokoviç nuk po mbahet rob në Australi”, tha Andrews për transmetuesin kombëtar ABC.
“Ai është i lirë të largohet nga vendi në çdo kohë që ai zgjedh dhe forca kufitare do ta lehtësojë këtë”.
Qeveria e shtetit Viktorian të premten tha se nuk kishte parë korrespondencë midis qeverisë federale dhe Tenis Australia në fund të nëntorit që përcaktonte se lojtarët e pavaksinuar nuk mund të hynin në vend mbi bazën që ata ishin infektuar më parë me COVID-19.
Besohet megjithëse nuk është konfirmuar se Gjokoviqit iu dha një përjashtim për të luajtur në Australian Open bazuar në faktin se ai kishte pasur më parë COVID-19.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.