Kuajt kanë shkaktuar më shumë vdekje në Australi se sa kafshët helmuese.
Një studim që është kryer nga dr. Ronelle Welton në Universitetin e Melburnit ka bërë të ditur se nga viti 2000 deri në vitin 2013, kuajt ishin “fajtorë” për 74 vdekje.
Pas kuajve, bletët dhe insektet tjera thumbuese ishin më të rrezikshme, duke shkaktuar 27 vdekje, për të vazhduar më pas me gjarprinjtë që poashtu kanë shkaktuar 27 vdekje, transmeton Klan Kosova.
Ky studim ka treguar se marimangat nuk kanë shkaktuar asnjë vdekje gjatë kësaj kohe.
Australia njihet si qendër e kafshëve helmuese.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.