Lajmet e fundit

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar, Aulon Shabani, pas dy viteve si i huazuar te FC Vëllaznimi, është rikthyer te Llapi për sezonin e ri.
"Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar përvojë të vlefshme duke qenë pjesë e të gjitha ndeshjeve në Ligën e Parë, dhe tashmë kthehet në shtëpinë e tij - aty ku u rrit si futbollist", thuhet në postimin e Llapit në Facebook.
"Rikthimi i tij pritet të sjellë stabilitet dhe forcë në repartin defanziv, si dhe do të rrisë konkurrencën brenda skuadrës".