Atletico Madrid ka mundur Rayo Vallecanon me rezultat bindës, 3-0, në xhiron e 11-të të La Ligës.
Në pjesën e parë vendësit nuk arritën të bëjnë gjë, por ishin të pandalshëm në të dytën.
Julian Alvarez së pari shënoi nga penaltia, 64’, teksa bashkëkombësi i tij, Thiago Almada, shënoi të dytin, 77’.
Antoine Griezmann në minutën e 90-të shënoi për 3-0 për t’i dhënë fund gjithçkaje.
Pas kësaj fitoreje Atletico është i katërti me 22 pikë, pesë më pak se Real Madridi që ndodhet i pari me një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.