Atletico Madrid ka siguruar kalimin në çerekfinale, ku do të përballet me FC Barcelona, pavarësisht humbjes 3-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenham Hotspur.
Falë fitores së thellë 5-2 në takimin e parë, madrilenët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 7-5.
Ndeshja e kthimit në Londër solli shumë emocione.
Randal Kolo Muani kaloi në epërsi Tottenhamin, ndërsa Julián Álvarez barazoi menjëherë me fillimin e pjesës së dytë.
Anglezët rikthyen avantazhin me Xavi Simons, por Dávid Hancko barazoi për 2-2, duke i dhënë qetësi skuadrës spanjolle.
Në minutën e 90-të, sërish Xavi Simons realizoi nga penalltia për rezultatin final 3-2, një fitore që nuk mjaftoi për Tottenhamin, pasi Atlético Madrid vazhdon rrugëtimin në garë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.