Atletico Madrid ka shfaqur interesim konkret për sulmuesin anglez Marcus Rashford, i cili është i huazuar te Barcelona nga Manchester United.
Me minutat e kufizuara dhe rolin dytësor nën drejtimin e Hansi Flick, Rashford po shqyrton seriozisht një largim në fund të sezonit.
Sipas mediave spanjolle, Diego Simeone e sheh 28-vjeçarin si profil ideal për lojën e Atleticos, duke i garantuar rol kryesor në repartin ofensivë.
Manchester United nuk e ka në planet afatgjata dhe është i hapur për shitje, ndërsa klubi madrilen tashmë ka nisur kontaktet për të realizuar marrëveshjen./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.