Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve shënoi fundin e njërit prej rekordeve më të shquara të klubit të Barcelonës.
Pas një humbjeje 0-2 ndaj Atletikos së Madridit, katalanasit pësuan humbjen e parë në shtëpi ndaj Los Colchoneros në ndeshje zyrtare që nga 5 shkurti 2006. Ajo ndeshje e largët e La Ligës përfundoi 1-3, dhe që atëherë, Blaugranët kishin mbetur të pamposhtur në Camp Nou kundër skuadrës madrilene për dy dekada.
Kjo humbje i dha fund një serie të pabesueshme prej 25 ndeshjesh zyrtare radhazi në shtëpi pa humbje ndaj Atleticos.
Për vite me radhë, Camp Nou kishte qenë një fortesë e pathyeshme për lojtarët e Diego Simeones, por këtë herë, fleksibiliteti taktik dhe përfundimet klinike të Atleticos i lejuan ata që më në fund ta thyenin mallkimin e gjatë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.