Atletico Madrid është i interesuar të nënshkruajë me Antony-n pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera gjatë huazimit te Real Betisi.
Sulmuesi brazilian, që aktualisht është pjesë e Manchester United-it, ka treguar formë të jashtëzakonshme në La Liga, duke tërhequr vëmendjen e klubit madrilen.
Me një aftësi të jashtëzakonshme në driblime dhe shpërthime në sulm, Antony mund të bëhet një armë e fuqishme për skuadrën e Diego Simeones.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse Djajtë e Kuq do të provojnë sërish me brazilianin duke ia dhënë një mundësi për t’u dëshmuar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.