Atleti shqiptar, Franko Burraj, që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në 100 metra vrapim do të jetë pa trajnerin e tij, Bruno Rrotani.
Bëhet e ditur se Rrotanit i është mohuar pjesëmarrja në Olimpiadë për mungesë kuotash, shkruan ReportTv, transmeton Klankosova.tv.
Një gjë e tillë i ka ndodhur Shqipërisë edhe në edicionet e kaluara të Lojërave Olimpike, teksa 25-vjeçari Burraj nuk ka udhëtuar me ekipin shqiptar, por që do t’i bashkohet grupit më 29 korrik, pasi garën e ka më 3 gusht nga ora 10:30.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.