Atlanta Hawks siguron biletën e gjysmëfinales së Konferencës së Lindjes pasi mbylli serinë e përballjeve me fitoren 111-87 ndaj Brooklyn Nets.
Ekipi nga Georgia që u rendit i pari në Lindje gjatë sezonit të rregullt, zbriti në parket me avantazhin e përgjithshëm 3-2 duke ia dhënë goditjen përfundimtare ekipit të Brooklyn në sfidën e gjashtë.
Kyle Korver e startoi takimin në mënyrën më të mirë dhe e mbylli mbremjen me 20 pikë.
Atlanta mori menjëherë kontrollin e sfidës, ndërsa në fillimin e periodës së tretë kryesonte me 6 pikë avantazh.
Edhe pse vendasit tentuan disa herë të riktheheshin në lojë, Paul Millsap që e mbylli mbremjen me 25 pikë, zhvilloi një ndeshje spektakolare duke ruajtur distancën e sigurisë.
Pas këtij suksesi, Atlanta gjen në gjysmëfinale Washington Wizards. Takimi i parë do të zhvillohet mbremjen e së dielës në shtëpinë e Hawks.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.