Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka konfirmuar se skuadra e tij nuk do të ketë në dispozicion 5 lojtar për përballjne ndaj Barcelonës të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.
Simeone konfirmoi se Rodrigo Mendoza, Pablo Barrios, Jan Oblak, Marc Pubill dhe Johnny Cardoso nuk do të jenë të gatshëm për këtë përballje, transmeton Klankosova.tv.
“Të gjithë lojtarët e lënduar po përparojnë shumë mirë. Jan do të stërvitet me grupin të hënën. Edhe Mendoza do t’i bashkohet grupit të hënën. Pablo është duke bërë shumë mirë, ndërsa Pubill po stërvitet fort që të na ndihmojë sa më mirë kur të jetë e nevojshme.”
Ndeshja do të zhvillohet sonte në ora 21:00, në stadiumin “Metropolitano” në Madrid.
Atletico Madrid aktualisht gjendet në pozitën e katër të tabelës ku kanë arritur të grumbullojnë 57 pikë, ndërsa Barcelona është në krye të tabelës me 73 pikë.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.