Lajmet e fundit

Atalanta ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi të shtunën mposhti Leccen, me rezultat 2-0, në xhiron e 36-të të Serie A.
Pjesa e parë u mbyll me shumë pak raste të krijuara nga dy anët.
Por në pjesën e dytë, Charles De Ketelaere e realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 48', pas një asistimi nga Gianluca Scamacca.
Scamacca pesë minutë më vonë e gjeti golin, duke u asistuar nga Aleksey Miranchuk.
Atalanta pas fitores mbetet në vendin e pestë me 66 pikë të grumbulluara.