Nëntë ndeshje pa humbje në kampionat, Atalanta gjithnjë e më afër zonës Champions League, sidomos pas fitores së madhe ndaj Napolit me rezultat 2-1,por me një rikthim të madh ne rezultat.
Napoli ishte skuadër më e mirë, shënoi përmes mbrojtësit Sam Beukema, por gjyqtari i ndeshjes, Daniele Chiffi, e preu kampionin aktual në dy raste. Fillimisht e akordoi penalltinë për mysafirët dhe vet e anuloi, pas pamjeve në VAR, por pamjen më të mirë nuk e pati në TV.
Pasi vendësit e barazuan rezultatin me anë të Mario Pasalic, kur Napoli u huqi tri super mundësi, vjen momenti kyç i ndeshjes, kur anulohet goli i Napolit i shënuar nga Miguel Gutierrez, por Chiffi e pa një faul inekzistent nga Hojlund në Hien, dhe kjo i kushtoi Napolit.
Golin e dytë dhe të fitores për Atalantën që luajti më mirë pas barazimit, e realizoi Lazar Samardzic, për t’u dhënë triumfin bergamasve të cilët shkuan në kuotën e 45 pikëve, 5 më pas se Napoli që zë pozitën e tretë.
Në xhiron e ardhshme Atalanta është mysafire e Sassuolos, kurse Napoli i shkon Veronës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.