Atalanta është fituesja e Europa League, duke e mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat të thellë prej 3-0.
Të tri golat e këtij takimi i shënoi Lookman, ku dy të parët i shënoi në pjesën e parë, respektivisht në minutat 12 dhe 26, ndërsa të tretin e ka shënuar në minutën e 75-të.
Kjo është humbja e parë që Leverkuseni e shënoi në këtë sezon, pasi në të gjitha garat i ka pasur fitore apo barazime.
90:00 Atalanta është fituesja e Europa League, duke e mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat të thellë prej 3-0.
90’ Ka përfunduar koha e rregullt në finalen e Europa League, ku gjyqtari i ka dhënë katër minuta lojë shtesë deri në përfundim të takimit.
85’ Kanë mbetur edhe pesë minuta deri në fund të kohës së rregullt, ku Atalanta tashmë po udhëheq me tri gola të shënuara nga Lookman, i cili është i pari që shënoi hat-trick në një finale evropiane.
75’ Atalanta e ka shënuar edhe golin e tretë me anë të Lookman, i cili e ka kompletuar hat-trickun në finalen e Europa League. Ai shënoi pas një kundërsulmi fantastik të Atalantës, për t’ia dhënë goditjen më të fortë deri tani Leverkusenit.
60’ Kanë kaluar një orë lojë në “Aviva Stadium”, ku Leverkuseni po vazhdon të sulmojë me tërë artilerinë, ku pati edhe një shans të shkëlqyer një minutë më herët por s’arriti ta konkretizonte. Atalanta po vazhdon të mbrohet me rezultatin e krijuar prej dy golash qysh në minutën e parë.
54’ Po luhet minuta e 54-të e takimit, ku Leverkuseni ka nisur sulmin me të gjitha forcat për ta shënuar golin e parë dhe për ta ngushtuar epërsinë prej dy golave të Atalantës.
46’ Nis pjesa e dytë e finales së Europa League. Tani me topin të parët luajnë gjermanët.
45:00’ Ka përfunduar pjesa e parë të Europa League në mes të Atalantës dhe Bayer Leverkusenit, ku Atalanta po udhëheq me dy gola të shënuara nga Lookman. Epërsia e hershme i dha komoditet Atalantës për ta zhvilluar lojën e saj, ndërsa Leverkuseni s’arriti të organizonte ndonjë kundërsulm që t’i prishte punë Atalantës.
40’ Kanë mbetur edhe pesë minuta lojë në pjesën e parë të finales mes Atalantës dhe Bayer Leverkuseni. Italianët po vazhdojnë ta kenë epërsinë prej dy golave të Lookman, i cili shënoi në minutën e 12-të dhe të 26-të të ndeshjes.
34’ Në “Aviva Stadium” po luhet minuta e 34-të e ndeshjes, ku Atalanta po vazhdon ta dirigjojë ndeshjen me dy gola. Leverkuseni e pati një shans ideal përballë portierit por dështoi të shënojë Adli.
26’ Atalanta e ka dyfishuar epërsinë ndaj Bayer Leverkusenit pas 14 minutash. Ishte Lookman ai i cili shënoi përsëri për italianët.
22’ Kapiteni i Atalantës, Berat Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje në sulmuesin e Leverkusenit, Adlin.
20’ Kanë kalur tetë minuta prej që Atalanta e ka marrë epërsinë fillestare në finalen e madhe të Europa League. Megjithatë, Leverkuseni po mundohet që të barazojë shifrat qysh në pjesën e parë, po që deri më tani pa sukses.
12’ Atalanta ka kaluar në epërsi falë golit të Lookman, i cili e shfrytëzoi për mrekulli një pasim të Zappacostas në qendër të 16 metërshit.
??| GOAL: LOOKMAN OPENS THE SCORING FOR ATALANTA!!!
Atalanta 1-0 Bayer Leverkusen
pic.twitter.com/FoUPkp04D7
— CentreGoals. (@centregoals) May 22, 2024
10’ Po luhet minuta e 10-të e ndeshjes, ku tani Atalanta po e sulmon Bayerin, por pa ndonjë rezultat kontret. Në anën tjetër, Leverkuseni po tenton që Atalantën ta ndeshkojë me kundërsulme.
5’ Kanë kaluar pesë minuta lojë në “Aviva Stadium” ku Leverkuseni në minutat e para po e ka iniciativën e ndeshjes.
1’ Të parët që luajnë me topin janë italianët.
Kjo është hera e tretë në histori që Bayer Leverkuseni përballet me Atalantën, ku në dy ndeshjet që kanë luajtur mes vete, të dyja i kanë humbur gjermanët.
Të dyja skuadrat i kanë bërë zyrtare formacionet të cilat mund t’i gjeni më poshtë:
Atalanta: Musso, Kolasinaq, Hien, Gjimshiti, Ruggeri, Koopmeiners, Ederson, Zappacosta, De Ketelaere, Scamacca dhe Lookman.
Bayer Leverkusen: Kovar, Tapsoba, Tah, Stanisiq, Frimpong, Xhaka, Palacios, Hincapie, Grimaldo, Ëirtz dhe Adli.
Finalen e Europa League mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe me LIVE UPDATE në Klankosova.tv.