Atalanta ka shënuar fitore ndaj Sampdorias, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.
Serinë e golave e nisi Jaokim Maehle, tre minuta para se të përfundojë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Sampdoria duke e kërkuar golin e barazimit, e pësoi edhe golin e dytë nga Atalanta.
Ademola Lookman shënoi golin e qetësisë dhe të fitores, në minutën e 57’.
Atalanta pas fitores kalon në vendin e katërt me 38 pikë, pas 20 ndeshjeve, duke u barazuar me pikë me Milanin, që renditet në pozitën e tretë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.