Atalanta ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Napolit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Aleksey Miranchuk, në minutën e 26’, pasi u shërbye mirë nga Mario Pasaliq.
Për golin e dytë u kujdes Gianluca Scamacca, pak para se të kryhej pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Teun Koopmeiners, me një gol në minutën e 88’ e vulosi fitoren e mysafirëve.
Atalanta pas fitores kalon në vendin e gjashtë në kuotën e 50 pikëve, me Napolin që renditet një pozitë më poshtë me 45 sosh.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.