Një asteroidi i është vënë emri i Freddie Mercury’t, i cili po të ishte gjallë, do t’i mbushte 70-të vjet, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Unioni Ndërkombëtar i Astronomisë, e ka emëruar Asteroidin 17473 si “Freddiemercuri”, sipas këngëtarit legjendar të grupit Queen.
Kitaristi i Queen, Brian May, i cili ka edhe një tezë doktorature në astrofizikë, e ka bërë publik lajmin duke publikuar një video në kanalin zyrtar të këtij bendi në You Tube.
Ky asteroid ishte zbuluar në vitin 199, në të njëjtin vit që Mercury kishte vdekur.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.