Aston Villa ka shënuar fitore ndaj Fulhamit me rezultat 1:0 në xhiron e 35-të të Premier Ligës.
Mjafoti një gol i Yuri Tielemansit në minutën e 12-të për t’i mbajtur tri pikë në Villa Park.
Me këtë triumf, Villa zë vendin e shtatë me 60 pikë, dy më pak se Chelsea në vendin e pestë e që është i fundit që shkon në garën më të madhe për klube në Evropë.
Në anën tjetër, Fulhami ndodhet një vend poshtë Aston Villës me 51 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.