Aston Villa e ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-0 në xhiron e 37-të të Premier League.
Pjesa e parë u mbyll baras, ndërsa pas një ore lojë, Konsa ia dha epërsinë e parë Villës, kurse vetëm 14 minuta më vonë, Kamara e dyfishoi atë, njofton Klankosova.tv.
Kjo është një fitore e madhe për Aston Villën, e cila arrin në kuotën e 66 pikëve, një më shumë se City që është në vendin e pestë në tabelë.
Ndërsa, Tottenhami pozicionohet në vendin e 17-të, ku nga 37 ndeshje ka vetëm 38 pikë të grumbulluara, e që më pak se ta kanë veç tri skuadrat që kanë rënë nga liga, Ipwsichi, Leicesteri dhe Southamptoni.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.