Një aeroplan i vogël u rrëzua në një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, asnjë person në bord nuk arriti të mbijetonte, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz gjendeshin në bord, tha shefi i zjarrfikësve në Brooklyn Park, Shawn Conway në një konferencë shtypi të shtunën.
"Të gjithë njerëzit brenda shtëpisë dolën të sigurt", tha Conway.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.