Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani pas barazimit me Letoninë tha se në ndeshjet e shtatorit do të kthehen më të fortë dhe do të luajnë vetëm për fitore.
Ndërkaq, Asllani u shpreh se pjesa e parë e ndeshjes ishte pozitive, anipse për të e gjithë ndeshja ishte e vështirë.
“Nuk e di, por nuk ka qenë një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kishim edhe fat, sepse ata gabuan edhe penalltinë. Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, sepse e dimë ëndrrën që kemi. Kur ka një pjesë të parë të tillë, bëhet e vështirë pastaj. Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë. Kur të kthehemi në Kombëtare në shtator, duhet një qasje tjetër”.
Asllani foli edhe për të ardhmen e tij te Interi.
“E ardhmja te Interi? Nuk e di. Do shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do flasim sërish”, u shpreh Asllani. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.