Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.
Askujt nuk iu dha çmimi i parë në këtë kategori, andaj ndarja filloi prej të dytit.
"Juria profesionale vendosi që për qëllim të ngritjes së nivelit konkurrues gjatë viteve në vijim dhe ruajtjes së vlerave artistike, çmimi i parë vjetor të mos ndahet këtë vit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ndau çmimet për laureatët Zymber Kelmendi, që fitoi çmimin e dytë me dramën “Pastaj lindën legjendat” dhe për Osman Gorancin, që mori çmimin e tretë me dramën “Jeto tani për mua”.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.