Emisioni më i dashur dhe i vetmi ekskluziv për basketbollin në vendin tonë, ASISTI sjell sonte, duke filluar nga ora 21:00, në Sport 1, dhe pas mesnate në Klan Kosova, premierën e episodit numër 500.
Sigurisht në fokus Prince Caffe Superliga, e cila këtë vikend pati startin fenomenal dhe dhuroi emocione të mëdha me ndeshjet e zjarrta Sigal Prishtina – Peja dhe Rahoveci – Golden Eagle Ylli, teksa vijnë edhe deklaratat e trajnerëve të skuadrave pas ndeshjeve.
Të ftuar në studio për të kujtuar së bashku emocionet që ka përcjellë ASISTI ndër vite dhe ndikimin në karrierën e tyre dhe komplet revolucionin në basketbollin kosovar janë disa prej ikonave të këtij sporti si Florian Miftari, Naim Hajrizi, Bujar Loci dhe Valentin Spaqi.
Poashtu në ASIST mund të përcillni edhe tregimin për Eurobasketin 2022, ku pati emocione të mëdha në fazën e grupeve dhe poashtu në raundin e të tetës së finales si dhe të rejat e fundit nga kjo garë, ku spikatën futbollistët Edon Maxhuni dhe Erxhan Osmani si dhe trajnerët Adis Beçiragiq dhe Damir Mullaomeroviqi.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.