Lajmet e fundit

Asisti i 617-të me radhë vjen me një rrëfim super ekskluziv të dy ish-referëve të basketbollit.
Atdhe Goqaj dhe Visar Bunjaku, nuk folën publikisht për karrierën e tyre publikisht.
Por, sonte, të dy vendosën thyejnë ‘akullin’.
Ndërkaq, pjesa e dytë, i dedikohet Play Offit të zjarrtë të elitës së basketbollit kosovar dhe dueleve vendimtare gjysmëfinale: Trepça – Sigal Prishtina dhe Bashkimi – Peja, si dhe ndeshjes së parë finale midis Bashkimit dhe Trepçës të cilat tashmë kanë filluar beterja finale për titull kampioni
Në pjesën e fundit vijnë blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë që sjell lajmet e fundit mbi lojtarët dhe trajnerët shqiptarë dhe krejt në fund, ASISTI sjell ajkën dhe Top 10 aksionet më të bukura të javës.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 617 sonte SUPER EKSKLUZIV nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.