Lajmet e fundit

Plus, analiza e xhiros së 12-të të mrekullueshme dhe përplot me befasi nga Procredit Superliga.
Peja e cila u mposhtë nga Sigal Prishtina u revanshua në kampionat, kurse Ylli pas një drame fantastike në "Sezai Surroi" mposhti Bashkimin.
Ndërkohë, Vëllaznimi mposhti Borën kurse Trepça vazhdon marshimin pasi edhe në kampionat triumfoi ndaj Proton Cable Prizrenit.
Gjitha këto sonte do t’i analizojmë dhe diskutojmë me mysafirin i cili u rikthye në parketet tona dhe me veti riktheu kualitetin dhe bukurinë e lojës, Drilon Hajrizi, një prej më të mirëve të gjitha kohëve sonte në ASISTIN 599.
Natyrisht në pjesën e dytë vjen basketbolli femëror me përmbledhjen e Ligës Unike për femra dhe Superligën e Femrave ndërsa blloku i dashur për gjithë ne Shqiptarët në Botë sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.
Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave. Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 599 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova