ASISTI 595 super i pasur dhe ekskluziv në termin të jashtëzakonshëm nga ora 19:30.
Atmosfera fantastike që po mbretëron në kampin e 12 viganëve të basketbollit tonë në prag të dy ndeshjeve para-kualifikuese me Zvicrën dhe Irlandën.
Si po rrjedhin përgatitjet e Kosovës për dy ndeshjet udhëtuese kundër “Helvetikëve” dhe “Keltëve luftarak” nën dirigjimin e selektorit të ri, Jean Deny Choulet.
Sa është i kënaqur selektori i ri me punën që po bëhet?
A është përmirësuar sulmi i Dardanëve?
Çka thotë për punën që është në mbrojtje?
Çka duhet të përmirësohet urgjentisht dhe cila do të jetë filozofia e tij?
Intervistat shumë simpatike dhe skajshmërisht të sinqerta të lojtarëve të ekipit Përfaqësues të Kosovës në Basketboll E veçantë: analiza e rivalëve tanë!
I rikthyeri nga elita turke e basketbollit ku me shumë sukses kreu detyrën e ndihmëstrajnerit kryesor në Manisa, Andin Rashica analizon dhe paralajmëron rrezikun nga zvicërant dhe irlandezët
Mysafirë special në ASISTIN 595: Dardan Berisha. Basketbollisti më i mirë i gjitha kohëve i Kosovës, është njeri i cili rallë paraqitet në studiot televizive. Të hënën në ASIST vjen me tregimin ekskluziv dhe shumë special.
Natyrisht as këtë javë në ASIST nuk do të mungoj Superliga e Femrave dhe blloku shumë i dashur dhe unik, Shqiptarët në Botë Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 595 në terminin e jashtëzakonshëm këtë të hënë , direkt nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova Mos e huqni assesi!
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.