Asisti 561 vjen sonte me mysafir Basketbollistin e Vitit 2023, Drilon Hajrizin.
Plus ceremonia e Laureatëve 2023 e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Driloni flet për përvoja personale dhe të klubit gjatë vitit 2023.
Cilat ishin momentet më të vështira sivjet?
Cilat ishin gëzimet dhe dëshpërimet?
Analiza e Superligës?
Çka mendon për ardhmërinë e Përfaqësueses së Kosovës A?
Cilët janë talentët e rinj të basketbollit kosovar që po vijnë?
Këto dhe shumë detaje tjera në bisedë me Drilon Hajrizin.
Si zakonisht analiza e xhiros 14 e Prince Cafe Superligës dhe dy derbive të shtunës që ishin të ngushtë Golden Eagle Ylli - Trepça dhe Bashkimi – Peja ndërkohë hiq më pak interesant dhe ngushtë nuk ishte as të dielën në duelet Istogu - Proton Cable Prizreni dhe Sigal Prishtina – Vëllaznimi. Në fund vijnë blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST
Asisti 561 gjithashtu sjell edhe basketbollin femëror dhe derbin pejan Penza – Peja 03, si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë duke mos harruar as gjithësinë e basketbollit të quajtur NBA.
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në Asistin 561 nga ora 22:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.