Lajmet e fundit

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, do të transmetohet episodi 541 i Asistit. Ky edicion do t’i deditoket doajenit të sporitit kosovar, profesorit Arsim Fehmiu i cili ndërroi jetë para pak ditëve.
Më pas Asisti do të vazhdojë me mysafirë specialë, kryetarin e Vëllaznimit Ideal Bakija dhe kapiteni Atik Koshi.
Dy mysafirët do të flasin për sezonin e kaluar dhe rreth përgatitjeve për sezonin 2022/23.
Gjatë bisedës kryetari dhe kapiteni zbuluan shumë detaje të pathëna më herët rreth sezonit të kaluar.
A e kishte Vëllaznimi objektivin e madh qëndrimin në Superligën e Kosovës?
Si e vlersuan mysafirët gjithë sezonin 2022/23?
Çfarë thanë të ftuarit për titozët gjakovarë të cilët ishin një nga bukuritë e sezonit të kaluar?
A do të jenë pjesë e skuadrës disa nga lojtarët më të dallur sezonin e kaluar?
Cilat janë objektivat për sezonin e ardhshëm?
Për këto dhe shumë më tepër, Sonte ASISTI 541, nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion kurse në Klan Kosova në terminin tradicional, 30 minuta pas mesnate ku me ju do të jetë Ulpiana Emra.
