ASISTI 529 sonte analizon xhiron e fundit të fundit të pjesës së rregullt të Prince Caffe Superligës dhe përgatitjet e katër skuadrave për çerekfinalet e Play Offit.
Sigal Prishtina si kampione e pjesës së rregullt dhe Peja si e dyta u kualifikuan direkt në gjysmëfinale kurse katër skuadrat tjera do të kërkojnë vizën gjysmëfinale përmes përballjeve çerekfinale ku kampionia e dyfishtë aktuale Golden Eagle Ylli si e treta ndeshet me Vëllaznimin e gjashtë ndërsa Trepça e katërt do të përballet me Bashkimin i cili e mbylli kampionatin e rregullt në pozitën pesë.
Si e cilëson kapiteni Gëzim Morina edicionin e sivjetmë të Golden Eagle Yllit i cilu u karakterizua me formë të ndryshueshme?
Pse ndodhi kjo dhe cila është situata aktuale te Golden Eagle Ylli?
Çka tha kapiteni i Vëllaznimit Atik Koshi për këtë edicion interesant dhe të bukur në Shani Nushin me atmosferë fantastike?
Si e parashikon Atiku përballjen me skuadrën që e mbron titullin e dyfishtë, Golden Eagle Yllin
Si e vlerëson kapiteni i Trepçës Valdrin Haxhiu edicionin e sivjetmë të mitrovicasve?
Si e komentoi deklaratën bombastike të trajnerit të tij Gençoglu se “Trepça do të bëhet kampione edhe nëse gjatë rrugës do të takohej me Real Madridin”?
Luftëtari shkodran i Bashkimit, Daniel Lekndreaj tregon arsyet pse Bashkimi pati edicion jo sipas parashikimeve. Çka ndikoi?
Çka porosit para çerekfinaleve MVP i xhiros 28?
Kush kë e ngacmoj dhe pse? – Gjitha këto sonte në Asistin 529 një bisedë shumë simpatike, e relaksuar dhe përplot me të qeshura të çerekfinalistëve të sivjetmë të Play Offit.
Superliga e Kosovës në Basketbolli për Femra tashmë ka hyrë në fazën finale të betejës për titullin e kampioneve. Bashkimi dhe Prishtina zhvilluan dy ndeshjet e para dhe ASISTI 529 sonte sjell analizën dhe gjithë atë që ndodhi në dy finalet e para.
Kur jemi te kampionët, në Ligën e Parë kjo dilemë tashmë është qartësuar dhe KB Istogu e ka ngritur trofeun e fituesit duke arrit sukses historik dhe inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar për herë të parë në histori.
Analizën e këtij suksesi të istogasve dhe porosinë e ASISTIT për qytetin dhe skuadrën simpatike të Istogut mund ta shikoni sonte në ASISTIN 529.
Blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona Shqiptarët në Botë sonte sjell lajme fantastrike mbi sukseset e Kenan Spahiut dhe Edon Maxhunit kurse NBA në ASIST sjell analizën e betejave dramatike për Play Ofin e sivjetmë.
Krejt në fund, sipas zakonit vjen ajka dhe Top 10 aksionet fantastike të xhiros 28 dhe të fundit të pjesës së rregullt të Prince Caffe Superligës
Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 529 me bisedën shumë speciale dhe simpatike nën udhëheqjen e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.