Sigal Prishtina mbylli Grupin C në kuadër të Ligës Ballkanike me dy disfata gjatë javës që lamë pas, por gjithsesi përshkak të fitoreve të arritura në ndeshjet paraprake ata do të vazhdojnë garat edhe më tutje në këtë kompeticion ku do të kenë punë me skuadrën e BC Balkan Botevgradit nga Bullgaria e nëse janë më të mirë se ta në ndeshjet vajtje-ardhje atherë do të kualifikohen për “Final 4”.
Sonte në ASISTIN 490 mund të ndiçni tregimin e plotë për dy duelet e fundit të kryeqytetasëve në kuadër të Grupit C, të cilat nëse do të fitoheshin do e ngrisnin skuadrën në vendin e parë të renditjes në grupin e tyre.
- Cila ishte pika e dobët e Prishtinës në ndeshjen ndaj Hapoelit që solli edhe disfatën?
- Kush ishin dy lojtarët e Sigal Prishtinës që munguan ndaj Levskit dhe ndikuan në humbje?
Poashtu në emisionin ekskluziv dhe të vetëm për basketbollin në vendin tonë mund të ndiçni edhe raportin e përgatitur për ndeshjet e xhiros së 26-të kampionale në Artmotion Superligë ku pati ndeshje shumë interesante siç ishin Trepça – Bashkimi dhe Rahoveci – Sigal Prishtina teksa Peja fitoi më lehtë se sa që pritej ndeshjen e saj me Prizrenin 16 ku skuadra e kapitenit, Dardan Berisha tregoi forcën e vërtetë të saj vetëm 3 xhiro para fazës së playoffit.
- Si e fitoi Trepça ndeshjen dramatike kundër Bashkimit?
- Si u rikthye Rahoveci nga -19 për ta bërë dramtike ndeshjen kundër Sigal Prishtinës?
- Si ndodhi që Peja të dominoj totalisht dhe të fitoj ndeshjen kundër Prizrenit 16?
- Cila ishte pesëshja dhe MVP i javës në ASIST?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni ekskluzivisht në ASISTIN 490 teksa padyshim nuk do të mungoj as blloku i veçant dhe special që nuk e gjeni askund tjetër “Shqiptarët në Botë”, aty ku këtë herë veçohet performanca fantastike e Beshiktashit me dyshen Osmani-Spahiu si dhe kalimi i Saranda Dacit në playoff me Bursan.
Si çdo herë tjetër nuk mungojnë as raportet komplete dhe të detajuara për ndeshjet e xhirove të fundit të sezonit të rregullt në ABA Ligë dhe Euroligë, aty ku u mësuan të gjitha skuadrat që do të jenë pjesë e fazës së nxehtë të playoffit.
Fluturimi basketbollistik vazhdon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku liga më prestigjioze dhe atraktive e basketbollit botëror ajo e NBA ka përfunduar stinorin e rregullt dhe këtë javë do të filloj faza e Play-In e poashtu edhe playoffi, për të cilat ASISTI ju sjellë tregimet e plota se kush me kë do të përballet dhe gjithçka tjetër teksa natyrisht krejt në fund, natën e mirë ASISTI 490 do t’ju thotë me TOP 10 AKSIONET E JAVËS.
Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 490 duke filluar nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 20 minuta pas mesnate në Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.