Episodi 436 i Asistit që do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 00:10 në Klan Kosova do të jetë special.
Kësaj radhe përpos më të rejave nga NBA, me mysafirët e ftuar do të diskutohet rreth rrjedhës aktuale të sezonit, 1 vjetorit të vdekjes së Kobe Bryant si dhe mundësisë së krijimit të NBA Bubble 2021.
Gjithashtu, ekskluzivisht në Asist vjen intervista me basketbollistin më të suksesshëm shqiptar aktualisht, Edon Maxhunin. Përpos Edonit si zakonisht do të mund t’i përcillni edhe lajmet tjera nga aktivitetet e basketbollistëve shqiptarë në botë.
Si zakonisht, Asisti ju sjell edhe përmbledhjet e ligës më të fortë rajonale, ABA Liga si edhe ajo më e fortë evropiane Euroliga.
Krejt në fund të episodit 436, do të mund t’i shikoni top 10 aksionet e javës së kaluar në NBA.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.