ASISTI 596 sjell analizën e dy parakualifikuese për Botërorin Katari 2027 që Kosova i zhvilloi në udhëtim te Zvicra dhe Irlanda.
Udhëtimi i Dardanëve ishte i pasuksesshëm, dy humbje; e para ishte turëpruese nga Zvicra dhe e dyta erdhi nga Irlanda e cila nuk ka traditë të madhe në basketboll.
Çka ndodhi kundër Zvicrës?
Pse dështoi sulmi me vetëm 43 pikë që është rekord i zi? Ps
Pse dominoi Zvicra në çdo element?
Si dhe pse e humbëm ndeshjen kundër Irlandës?
Pse ka rënien të madhe të kualitetit të basketbollit që po e luan Kosova?
Sa ndikon puna në klube? Sa ndikon politik e lojtarëve të huaj në Superligë?
Sa dhe si po punohet me të rinj?
Çka duhet të përmirësohet urgjentisht nëse dëshirojmë të shpëtojmë basketbollin tonë?
Analiza pa dorëza, me mysafirët specialë: Blerim Vuniqi, ish basketbollist, drejtor sporti dhe komentues me dekada të tëra dhe legjenda e Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, basketbollisti më i trofeshëm i gjitha kohëve në Kosovë me 36 trofe të fituar, Edmond Azemi.
Natyrisht as këtë javë në ASIST nuk do të mungojë basketbolli femëror. Të hënën sjellim përmbledhjen nga fillimi i edicionit të ri të Ligës Unike për femra dhe xhiroja e shtatë e Superligës së Femrave Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 596 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova Mos e huqni assesi!
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.