Lajmet e fundit

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës në basketboll, Adriatik Raci[/caption]
Po ashtu, do të flitet edhe për kryendeshjen e cila zgjoi interesim të madh Trepça – Bashkimi.
Dueli midis Bashkimit, lider aktual që kishte start perfekt dhe historik me shtatë fitore pa humbje dhe Trepçës si kampione aktuale dhe e dyta në renditje solli përballjen e cila nuk shkoi mirë për liderin që psoi disfatën e parë.
Analizat, statistikat dhe deklaratat pas ndeshjes i komentojmë me mysafirin në studio sikurse edhe gjitha duelet tjera të xhiros 8 të Procredit Superligës e cila nisi ciklin e dytë vjeshtor.
Fundjava solli edhe dy deshje dramatike ku Peja në Karagaq priti Vëllaznimin kurse nënkampioni Golden Eagle Ylli e pati shumë vështirë kundër debutuesit Borës në Therandë. Nga ana tjetër, Sigal Prishtina kërkoi revanshin ndaj Proton Cable Prizrenit për disfatën befasuese në xhiron e parë të edicionit.
Analiza dhe përmbledhja e gjitha ndeshjeve të xhiros së tetë të ProCredit Superligës me mysafirin Adriatik Racin përmbyllet me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës.
ASISTI 593 analizon edhe duelin Trepça – Dijon që solli momente fantastike në Minatori , në kuadër të FIBA Europe Cup.
Edhe sonte ASISTI sjell Superligën e Femrave dhe bllokun shumë të dashur dhe unik, Shqiptarët në Botë ku veçojmë shkëlqimin e Edon Maxhunit në Francë.
Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT me Top 10 Aksionet
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 593 direkt nga ora 22:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.
