Pas rekapitullimit të edicionit të kaluar i cili ishte një ndër stinorët më interesantë viteve të fundit dhe një paralajmërimi për atë se çka na pret në edicionin e ri 2023/24 koha është për Përfaqësuesen e Kosovës për Meshkuj dhe fillimin e kampanjës së Parakualifikimeve për Evropianin 2025.
ASISTI 544 sjell përgatitjet Dardanëve nën dirigjimin e selektorit Rami Hadar për ciklin e ri të Para-kualifikimeve për Eurobasketin 2025 që Kosova i fillon të mërkurën në "Sezai Surroi" kundër Zvicrës.
12 viganët dardanë nën udhëheqjen e Rami Hadarit po përgatiten maksimalisht për duelin e parë me Zvicrën.
Sa është e gatshme Kosova për Zvicrën, kte na e tregon selektori Haddar, vetëm dhe ekskluzivisht në ASIST i cili ishte në kampin stërvitor.
Çka tha amerikani i ri i Kosovës, Dominic Artis ?
Si po e ndien vetën i rikthyeri Lis Shoshi?
Çka porositën katër musketarët tanë: Dardani, Driloni, Gëzimi e Erjoni?
Për më tepër, ASISTI sonte sjell edhe lajme për grupmoshat e reja të basketbollit kosovar.
Përmbledhja e paraqitjes së suksesshme të Kosovës U20 në Kampionatin Evropian për Meshkuj U20 të Divizionit B i cili u mbajt në Shkup ku shpresat e basketbollit tonë zunë pozitën 11 dhe përgatitjet e Kosovës U-16 për kampionatin që organizohet nga 19 deri më 27 korrik në Prishtinë
Mysafirë specialë të ASISTIT 544 janë selektori i Kosovës U16 Driton Obërtinca dhe dardanët e ri, Yll Kastrati e Mal Tusuni.
Të gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 544 i cili i dedikohet ekskluzivisht përfaqësueseve të Kosovës nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, me asistuesin tuaj Agon Fehmiun.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.