ASIST-i e fillon vitin 2023 sonte me mysafirin special i cili u përgjigjet kritikave dhe akuzave rreth referimit në basketboll për vitin 2022.
Komisari i FBK-së, Faton Kurshumliu, shprehet për zhvillimet pozitive dhe negative në vitin që lamë pas.
Me mysafirin e parë për vitin 2023 bisedohet hapur dhe pa dorëza:
- Çka thotë lidhur me kritikat e shtuara kohëve të fundit?
- Si përgjigjet lidhur me akuzat e Muhamed Thaqit, ish-trajnerit të Rahovecit në ASIST-in 515, i cili e akuzoi direkt atë dhe referin Eldin Uglarin?
- Si e shpjegon kritikën e mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes gjyqtarëve dhe akterëve të ndeshjeve?
- Si i përgjigjet kritikave se referët me vendimet e tyre e acarojnë situatën në ndeshje?
- Komisari Kurshumliu tregon nëse do të ketë referë të huaj në elitën e basketbollit kosovar në pranverë.
Gjithashtu, ASIST-i 517 sjell analizën komplete të xhiros 17 të Prince Caffe Superligës me të cilën startoi viti i ri.
Starti i suksesshëm i shqiptarëve në botë në këtë vit të ri vjen në kuadër të bllokut më unik dhe të dashur në ASIST.
Kurse NBA në ASIST sjell përmbledhjen e ngjarjeve më të rëndësishme të javës së parë të 2023-ës dhe rekordet e shënuara në NBA.
Të gjitha këto dhe shumë më shumë do t’i mësoni sonte në ASIST-in 517 nga ora 21:00 në Sport 1 dhe në Artmotion, 30 minuta pas mesnate, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.