Tenistja numër një në konkurecën e femrave, Ashleigh Barty, e ka fituar turneun prestigjioz “Australian Open” per vitit 2022.
Në finale Barty mposhti amerikanen Danielle Collins 2-0 në sete rezultati 6-3, 7-6, për ta fituar kështu Grand Slam-in e parë për këtë vit kalendarik.

Barty me triumfin në këtë turne arriti që të behët australianja e parë pas vitit 1978 që shpallet kampion në këtë turne. Teksa fakt interesant është që ajo nuk e humbi asnjë set përgjatë kësaj gare.
Pas fitoi turnet si Roland Garros 2019 e Wimbledon 2021, ky është Grand Slam-i i tretë i fituar për Barty në karrierë.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.