Shtatë vjet më parë, qendra e klubit lituanez, Zalgiris, Augusto Lima, kishte munguar në gjysmëfinale të ligës që të jetë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij.
Trajneri i tij i asaj kohe, Saras Jaskevicius, i pyetur nga reporteri se çfarë mendon për zgjedhjen e lojtarit të tij, ishte lëshuar në një ders mbi prioritetet që duhet pasur në jetë.
“E lashë unë të shkojë. A keni fëmijë? Kur të keni fëmijë, ore djalë i ri, do ta kuptoni. Sepse, ajo është maja e përvojës njerëzore”, kishte thwnw ish-lojtari i NBA-sw tashmw trajner.
“Kur ta shihni fëmijën tuaj do ta kuptoni se çfarë është gjëja më e rëndësishme në jetë. Pastaj ejani sërish bisedoni me mua”, kishte vijuar ai pasi reporteri insistonte në rëndësinë e fazës së garës.
“Asgjë në botë nuk mund të jetë më madhështore se sa lindja e fëmijës – as titujt, asgjë”.
Ishte faqja e Federatës Botërore të Basketbollit, FIBA, e ka risjellë këtë moment në faqen e saj në Facebook.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.