Futbollisti i kombëtarës së Shqipërisë, Jasir Asani, do e vazhdojë karrierën te Esteghlal FC në Iran.
30-vjeçari largohet pas dy vjetësh e gjysmë nga koreano-jugorët e Gwangju, ndërsa klubi iranian pagoi 1 milion dollarë.
Sipas njoftimit të skuadrës, Asani do të mbërrijë në Teheran për t’u bashkuar me ekipin e ri dhe pse jo të jetë i gatshëm për trajnerin Ricardo Sa Pinto.
Esteghlal është një nga klubet historike të Iranit dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët.
Kalimi i Jasirit nga Korea e Jugut për në Iran është parë me dyshim për të ardhmen e tij në Kombëtare.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.